Amsterdam

Amsterdam

1.Rijksmuseum

Një nga atraksionet më të njohura të Amsterdamit, Rijksmuseum u themelua në 1809 për të strehuar koleksionin e madh të vendit të arteve dhe antikave të rralla. Koleksioni mbresëlënës i muzeut përfshin rreth shtatë milion vepra arti, midis tyre më shumë se 5,000 piktura të rëndësishme të përhapura në 250 dhoma të kësaj ndërtese . Përveç pikturave të tij, Rijksmuseum krenohet me një bibliotekë të pajisur me më shumë se 35,000 libra dhe dorëshkrime, si dhe shfaqje të shumta tërheqëse që merren me zhvillimin e artit dhe kulturës në Hollandë.

2.Muzeu I Anne Frank

Muzeu Anne Frank i është kushtuar jetës të një prej viktimave më të njohura në botë të Holokaustit. Në shtëpinë në të cilën familja e Anës u fsheh për pjesën më të madhe të Luftës së Dytë Botërore – ata ishin refugjatë hebrenj nga qyteti gjerman i Frankfurtit – Anne shkroi ditarin që u bë një bestseller ndërkombëtar pas luftës, vetëm disa vite pas vdekjes së saj në moshën 15 vjeçare (ajo vdiq vetëm dy muaj para se të mbaronte lufta). Pjesa më e madhe e shtëpisë është mbajtur siç ishte dhe shërben si një monument për një periudhë tragjike të historisë.

3.Muzeu I Van Gogh

Një vizitë e domosdoshme për adhuruesit e artit dhe historianët, Muzeu spektakolar Van Gogh ka qenë një nga atraksionet kryesore të Amsterdamit që kur u hap në 1972. Muzeu permban 200 piktura, 500 vizatime dhe 700 letra te shkruara pwr (dhe nga) miq dhe familje, koleksioni është ndarë në periudha kryesore të jetës së artistit: veprat e tij realiste (1880-1887), përfshirë këtu edhe të famshmit The patato Eaters, dhe periudha e tij impresioniste nga 1887 deri në 1890, e cila shënoi krijimin e veprës së tij më të njohur të quajtur :Sunflowers.

4.Sheshi Dam

Dam Square është një nga zonat më të mbushura me turistë të Amsterdamit, dhe për arsye të mirë. Karakteristika e saj më e spikatur është Pallati Mbretëror i Shekullit 17 (Pallati Koninklijk), ish shtëpia e familjes mbretërore Hollandeze .Në Sheshin Dam gjithashtu ndodhet Kisha e Re (Nieuwe Kerk); Muzeu i dyllit Madame Tussauds; dhe Statuja Përkujtimore Kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.