Budapest

Budapest

1.Parlamenti I Hungarisë

Ndërtesa e parlamentit të Hungarisë, e cila është disenjuar në stilin gotik, është e treta ne botë nga madhësia. Edhe pse ndërtesa mbresëlënëse duket fantastike nga çdo kënd, për ta parë në lavdinë e saj të plotë, ia vlen ta shikoni atë nga ana tjetër e Danubit.

2.Bazilika e Shën Stefanit

Bazilika e shen stefanit është një nga atraksionet me popullore të turistëvë per arkitekturën e saj mbresëlënëse, bukurinë e saj në brendësi dhe pamjen panoramike nga kupola e saj, një pamje 360 grade e qytetit dhe Danubit.

3.Shetitorja e Danubit

Kjo shëtitore zgjatet nga Ura Elizabeth deri në Urën e Zinxhirit, dhe është e përsosur për ata që duan një shëtitje të shkurtër, por interesante. Shëtitja përgjatë Danubit është një mënyrë e shkëlqyeshme për të shijuar shumë nga ndertesat dhe monumentet më të famshme në kryeqytet.

4.Shtëpia e terrorit

Shtëpia e Terrorit mban ekspozita në lidhje me regjimet fashiste dhe komuniste që sunduan Hungarinë gjatë Shekullit 20. Vetë ndërtesa ishte selia e ish-partisë ‘Fashist Arrow Cross’ dhe ndërtesa u përdor më pas si një vend burgu dhe torturash nga shërbimet e Sigurimit të Shtetit të Hungarisë.

5.Banjot Gellert

Kompleksi u ndërtua fillimisht midis viteve 1912 dhe 1918 në një stil Art Nouveau, por ai pësoi dëme serioze gjatë Luftës së Dytë Botërore. E gjithë banja u rinovua në vitin 2008 për t’i rikthyer ato në lavdinë e tyre të mëparshme. Banjat janë të hapura gjatë gjithë javës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.