Dubai

Dubai

1.Burj Khalifa

Burj Khalifa, e larte 829.8 metra është ndërtesa më e lartë në botë dhe më e famshmja e Dubait. Për shumicën e vizitorëve, ngjitja në katin e 124 është një gjë e domosdoshme , nga ku ofrohet një pamje spektakolare e qytetit.

2.Dubai Mall

Dubai Mall është qendra kryesore e qytetit. Ekziston gjithashtu një shesh patinazhi , zona e lojërave dhe kompleksi i kinemasë, nëse kërkoni më shumë mundësi argëtimi. Mundësi të pafundme për Pazar dhe të ngrënë, dhe ka pothuajse gjithmonë ngjarje të veçanta të tilla si muzikë live dhe shfaqje të modës brenda qendrës tregtare

3.Bastakia ( Dubai I vjetër)

Lagjja Bastakia (e njohur edhe si lagja Al-Fahidi) u ndërtua në fund të shekullit të 19-të dhe ishte shtëpia e tregtarëve të pasur persianë që merreshin kryesisht me perla dhe tekstile dhe ishin joshur nga Dubai për shkak të tregtimit pa taksa. Bastakia zë pjesën lindore të Bur Dubai, dhe është ruajtur në mënyrë të shkëlqyer përgjatë viteve.

4.Akuariumi I Dubait

Një nga atraksionet kryesore të qytetit, ky akuarium mban 140 specie të ndryshmw të detit. Akuariumi ndodhet ne katin e parë të Dubai Mall. Mund të shihet pa pagese nga qendra tregtare por gjithsesi keni mundesi te shëtisni ne tunelet e akuariumit nentoke.

5.Burj al-Arab

Burj Al-Arab është hoteli më i lartë në botë, 321 metra, qëndron në ishullin e tij artificial në vijën bregdetare të Dubait. Dizejnuar të ngjasojë me një një vele lundrimi, fasada e ndërtesës ndriçohet nga një shfaqje koreografike me ngjyra natën. Dekadent në çdo mënyrë të mundshme, Burj Al-Arab është një nga hotelet më të shtrenjtë në botë, me apartamentet më luksoze që kushtojnë më shumë se 15,000 dollarë për një natë.

6.Dubai Miracle Garden

Duke mos qenë i kënaqur me ndërtimin e ndërtesave dhe qendrave tregtare të mëdha, Dubai ka krijuar kopshtin më të madh të luleve në botë, me një sipwrfaqe prej 2.000 metra katrorë ,në të cilat ndodhen 100 milion lule. Cdo gjë është e mbuluar me lule, nga shtëpizat e vogla, der tek mullinjtë e erës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.