Londra

Londra

1.Pallati mbretëror Buckingham
Një nga ndërtesat më ikonë të Britanisë, Buckingham Palace është jo vetëm residenca e familjes mbretërore por ka dhe funksion administrativ. Pallati është ndërtuar ne vitin 1837.

2.Kulla e Londrës dhe Tower Bridge
Kulla e Londrës ka pasur shumë funksione të ndryshme gjatë viteve. Kjo ndërtesë ikonë ofron ore të tëra për vizitorët të cilët janë kurioz për historinë e pasur të vendit. Tower Bridge është ndërtuar në vitin 1894 dhe është urë e hapshme.

3.Muzeu i Britanisë (The British Museum)
The British Museum mban brenda mureve më shumë se 13 milion artifakte të botës antike, duke e bërë një nga koleksionet më të mrekullueshme të periudhës së antikitetit.

4.Big Ben dhe Parlamenti
Simboli i Londrës. E preferuara e turistëve është pa dyshim kulla 97 meter, e cila në maje mban një sahat dhe këmbanë, te njohur si Big Ben. Poshtë kësaj kulle ndodhet parlamenti. Ture të ndryshme të parlamentit ofrojnë një eksperiencë unike ku mund të ndiqni në kohë reale debate politike.

5.Westminster Abbey
E ndërtuar që në vitin 1065, kjo godinë ka lidhje të forta historike me Kristianizmin. Ka një histori të pasur. Së fundmi është bërë e famshme se ka qenë vendodhja e Dasmave Mbretërore.

6.Parku Hyde
Me një shtrirje prej 140 hektaresh, parku Hyde është parku më i madh i Londrës dhe destinacioni i preferuar për turistët qe nga viti 1635. Një nga pikat kryesore është Serpetine, një liqen artificial i krijuar per varka dhe për të notuar.

7.The London Eye
Syri i Londrës është ndërtuar në vitin 2000, dhe është rrota e observimit më e madhe në Europë. Kapsulat prej xhami ofrojnë një pamje spektakolare të qytetit duke arritur në një lartësi prej 135 metrash. Xhiroja zgjat 30 minuta.