Milano

Milano

1.Il duomo

Katedralja e famshme Il Duomo është nga me të mëdhat në botë, mban deri ne 40000 persona. Një nga kishat më madhështore që është shembulli perfekt I stilit gotik.

2.Leonardo Da Vinci’s Last Supper

Santa Maria delle Grazie është një kishë në të cilën është e ekspozuar piktura e famshme ‘Darka e fundit’ e Da Vincit.

3.Galleria Vittorio Emanuele II

E disenjuar nga Giuseppe Mengoni, kjo galeri shënon fillimet e arkitekturës moderne në Itali. Brenda saj mund të shijoni kafenete elegante ose të shetisni në dyqanet e firmave më luksoze të botës.

4.Castello Sforzesco

Kjo kështjellë dikur I përkiste familjeveVisconi dhe Sforza të cilat drejtonin Milanon. Në ditët e sotme ajo është shtëpi e disa muzeumeve të ndryshëm me vepra të artisteve më të mirënjohur të historisë.

5.Opera dhe Teatri La Scala

Konsiderohet si opera me prestigjoze në botë. Sezoni i operës fillon në dhjetor dhe përfundon në maj, por biletat janë shumë të vështira të gjenden. Në të njëjtën ndërtesë, ndodhet dhe Muzeu I Teatrit La Scala, ku gjendet një koleksion I kostumeve të artistëve që kanë performuar, ku përmendet Verdi, Rossini etj

Leave a Reply

Your email address will not be published.