Paris

Paris

1.Kulla Eiffel

Kulla Eiffel është e preferuara e turistëve, dhe është e vështirë të besosh se kur u ndërtua u konsiderua ‘e shëmtuar’. Kulla ikonike u krijua nga Alexandre-Gustave Eiffel për Ekspozitën e Parisit 1889, e cila shënoi njëqindvjetorin e Revolucionit Francez.

2.Muzeu i Luvrit
Dikur shtëpia e mbretërve të Francës, Muzeu i Luvrit është nje nga muzetë më të rendësishëm të Parisit. Ky muze posedon me shumë se 30,000 vepra arti-shumë të konsideruara kryevepra- nga periudha e antikitetit deri tek pikturat europiane te shekullit 15 dhe 19. Mund të përmendim pikturën më të famshme Mona Lisa.

3.Katedralja e Notre dame
Katedralja Notre-Dame u themelua në 1163 nga King Louis IX (Saint Louis) dhe Peshkopi Maurice de Sully, dhe ndërtimi i saj zgjati më shumë se 150 vjet. Turistët goditen menjëherë nga fasada mbreslënëse. Shikoni për 21 figurat sipër portës në Galerinë e Mbretërve, të cilët humbën kokën gjatë Revolucionit.

4.Harku i Triumfit
Arc de Triomphe u dedikohet ushtarëve që luftuan në ushtritë franceze gjatë Revolucionit dhe Perandorisë së Parë (Luftërat Napoleonike). E disenjuar nga JF Chalgrin, harku masiv 50 metra i lartë përmban figura me reliev, të cilat përshkruajnë largimin, fitoret dhe kthimin e lavdishëm të ushtrive franceze.

5.Pantheon    
E ndërtuar si një kishë për të rivaluzuar Bazilikën e Shën Pjetrit në Romë dhe Katedralen e Shën Palit në Londër, Panthéon është mauzoleumi kombëtar i qytetarëve më të mëdhenj të Francës

Leave a Reply

Your email address will not be published.