Rome

Rome

1.Koloseu dhe Harku I Kostandinit

Me kapacitet prej 50000 Spektatorësh, Koloseu njihet në histori si vendi ku u mbajtën performance teatrale, festivale ose lojra të ndryshme. Pranë Koloseut ndodhet Harku I Kostandinit, një hark triumfi I ngritur nga Senati për ë nderuar perandorin pas fitores në betejën e Urës së Milvianit ne vitin 312.

2.Vatican City

Vatikani është shteti më I vogël I pavarur në botë, me një sipërfaqe prej më pak se gjysmë kilometric katror. Brenda janë pallati dhe kopshtet e Vatikanit, Bazilika e Shën Pjetrit dhe Sheshi I ShënPjetrit, një zonë e drejtuar nga Papa, kreu suprem i Kishës Katolike Romake. Kjo hapësirë kompakte ofron shumë për turistët, midis muzeve të tij dhe vetë bazilikës së madhe.

3.Fontana di Trevi

Një nga atraksionet më të preferuara nga turistet ,kjo kryevepër e shekullit të 17-t e përmendur aq shumë në filma, sikur e kërkon një vizitë. Hedhja e një monedhe (jo tre) në shatërvanin Trevi është një traditë që supozohet të sigurojë rikthimin tuaj nëRomë.

4.The Pantheon

Panteoni, është monumenti I ruajtur më mirë I antikitetit Romak, është I paprekur gjatë 2000 viteve të tij.I dedikuar fillimisht për të gjitha hyjnitë mitologjike, ajo u bë një kishë e krishterë në shekullin VII. Mos hezitoni të hyni, pasi vizita është papagesë!

5.Piazza di Spagna

Centro Storico, qendra historike e Romës është e mbushur me kisha dhe sheshe ku ju mund të shëtisni përgjatë rrugëve antike, gjatë pushimeve tuaja. E gjithë zona është e mbushur me vende që duhet të vizitohen, Fontana di Trevi, Sheshi Navona, Kisha Santa Maria e Njerëzve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.